Transmetuar më 20-06-2021, 22:05

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur në shtetin e Alabamës në SHBA.

Në aksident janë përfshirë 18 automjete dhe si pasojë kanë humbur jetën 9 fëmijë.

Mediat vendase njoftojnë se një autobus me ekskursionistë është përfshirë në aksident dhe për pasojë kanë humbur jetën 9 vajza të moshës nga 9-muajshe deri në 18-vjeç.

Tetë vajza ndodheshin në autobus, ndërsa vajza 9-muajshe dhe babai i saj që humbën jetën si pasojë e përplasjes, ndodheshin në një veturë.

Një kalimtar i rastësishëm tha se iu afrua autobusit dhe nxori prej andej të gjallë shoferin.

Ai u rikthye për të ndihmuar vajzat por ishte tepër vonë.

“Ishte tepër vonë, autobusi shpërtheu menjëherë në flakë”, tha ai.

Në aksident u përfshinë 18 makina, ndërsa 5 persona të tjerë pësuan dëmtime pa pasoja për jetën.