Vrasja e Carolinës në Greqi nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos, tronditi jo pak opinionin në Greqi.
Piloti 32-vjeçar vrau gruan e tij dhe më pas e sajoi ngjarjen si një grabitje.
“Do të doja të kthehesha pas në kohë, të ndryshoja gjithçka. Mos të shkatërroja jetën tonë, të Carolinës, të voglës tonë, timen”, ka thënë 32-vjeçari për gazetarët.
Gazetarët gjithashtu, kanë ngulmuar edhe te përqafimi që ai i dhuroi nënës së gruas, pikërisht, në ditën e përkujtimit të saj.
Për këtë episod ai është shprehur:
“E dhurova atë përqafim sepse u pendova. Ndjeva dhimbjen e saj. Unë gjithmonë e kam dashur vjehrrën time, gjithmonë do e dua Caroline”.
32-vjeçari Babis Anagnostopulos fshehu krimin, duke pretenduar se kishin qenë disa persona që hynë si grabitës ata që kryen vrasjen, mirëpo gjithçka u zbulua dhe rezultoi një vrasje makabre nga vetë bashkëshorti.