Transmetuar më 21-06-2021, 08:34

Shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë ka kryer më shumë se 40 000 udhëtime, me një vlerë mallrash të transportuara mbi 200 miliardë dollarë euro, tregojnë të dhënat zyrtare.

Treni i parë i mallrave Kinë-Evropë u nis nga Chongqing-u i Kinës Jugperëndimore në mars 2011. Shërbimi mbulon tani më shumë se 160 qytete në 22 vende evropiane, sipas një mbledhjeje pune të Zyrës së Grupit Drejtues për Përparimin e Zhvillimit të "Një brez, një rrugë".

Kjo linjë hekurudhore ndërkontinentale vlerësohet si një faktor i rëndësishme për rritjen e tregtisë ndërmjet Kinës dhe vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë.

Kur pandemia e COVID-19 pengoi transportin detar dhe ajror, shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë doli se ishte një zgjedhje e besueshme në logjistikën globale falë sigurisë, qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të tij.

Rreth 94 000 tonë furnizime antipandemike janë dërguar me anë të këtij shërbimi, i cili ka ndihmuar në stabilizimin e zinxhirëve globale të industrisë dhe furnizimit.

Mbledhja bëri thirrje për përpjekje të mëtejshme për të rritur kapacitetin dhe efikasitetin e transportit, duke theksuar forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Të dhënat tregojnë që trenat Kinë-Evropë bënë 12 406 udhëtime vjet, 50 për qind më shumë se në 2019-n.