Transmetuar më 21-06-2021, 13:22

Vllaznia ka vijuar përgatitjet për Kupat e Europës. Pas disa largimesh të rëndësishme, klubi po punon intensivisht për të “mbushur gropat”. Madje, synon më shumë se kaq, ka si objektiv kompletimin me lojtarë cilësorë të grupit kuqeblu.

Hap pas hapi po rikonfirmohen ata që e nxorën skuadrën shkodrane nënkampione të vendit. Duke nisur nga porta. Ja njoftimi i kuqebluve për zgjatjen e “martesës” me Zogovic: “KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur kontratën e re me portierin Bojan Zogoviç, për të qenë edhe për një sezon tjetër pjesë e skuadrës kuqeblu”.