Transmetuar më 21-06-2021, 13:29

Hakan Calhanoglu largohet nga Milani, por jo nga Milano. Me një lëvizje befasuese, Beppe Marotta mori "po" e mesfushorit turk, i cili, pas Europianit të keq të luajtur me ekipin e tij kombëtar, do të shkojë zbarkojë nesër në Milano për të kryer ekzaminimet mjekësore me klubin zikaltër.

Lajm që sigurisht nuk do t’i kënaqë tifozët kuqezinj, të cilët do të humbasin numrin e tyre 10 pa asnjë kosto, aq më tepër që do të veshë fanellën e rivalëve të të njëjtin qytet. “Derbi” i parë i sezonit të ri, ai në merkato, është fituar kësisoji nga Interi. Sipas medias italiane, turku do të zëvendësojë Christian Eriksen, i cili ndoshta nuk do të jetë më në gjendje të luajë më në kampionatin Italian, pas arrestit kardiak dhe vënies së defibrilatorit nën lëkurë.