Transmetuar më 21-06-2021, 14:26

Nga qielli, papritmas, një parashutist zbret në fushën e blertë, ku po luhej futboll. Jo, nuk është skena e hapjes së një filmi lufte, por është ajo që panë spektatorët (në të vërtetë pak, prej pandemisë) e ndeshjes së divizionit të tretë polak, midis Olimpia Elblag dhe PISA Primavera Barczewo. Një burrë aterroi në mes të fushës, duke ndërprerë lojën.

Kryesori i akordoi direkt kartonin e verdhë (me shaka), duke ia kursyer të kuqin, si shpërblim për uljen e shkëlqyeshme. Ky moment u filmua nga tifozët e pranishëm. Në një intervistë me “Reuters”, ai tha se linja kryesore e parashutës u përdredh gjatë hapjes dhe se ishte e nevojshme të vendosej parashuta rezervë. Për fat të mirë, ai zbarkoi pa dëmtuar veten dhe askënd tjetër. Por, duke marrë kartonin e verdhë…