Transmetuar më 21-06-2021, 15:17

Wojciech Szczesny, portieri i Polonisë mbante një pako cigare në dorë, ndërsa u largua nga hoteli ku qëndron ekipi kombëtar. Kjo ndodhi përpara se të fluturonte për ndeshjen e “Euro 2020” në Seville. “Gardiani” i Juventusit madje nuk hezitoi të mbante një cigare mes buzëve, përpara shokëve të ekipit, jashtë autobusit. 31-vjeçari, ish-portier i Arsenalit, ishte kapur duke pirë duhan të paktën dy herë gjatë karrierës së tij në Londër.

Szczesny was wearing the Poland training gear of a red tee and black tracksuit bottoms

Siç do të zbulohej ekskluzivisht nga “SunSport”, Arsene Wenger e gjobiti 20.000 £, kur e kapi duke tymosur në dushet e dhomës së zhveshjes, pas disfatës ndaj Southampton, në ditën e Vitit të Ri 2015. Dhe pastaj, përpara ndeshjes së hapjes së Polonisë në “Euro 2016”, Szczesny u kap mat përsëri me duhan. Duke u hapur për herën e parë të tymosjes tek Arsenali, ai tha vitin e kaluar:

He was pictured carrying a packet outside the national team's hotel

"Në atë kohë e pija duhanin rregullisht dhe trajneri e dinte shumë mirë. Wenger thjesht nuk donte që dikush të pinte duhan në dhomat e zhveshjes dhe unë gjithashtu e dija këtë. Për shkak të emocionit të lojës, unë pija ndonjë një cigare pas ndeshjeve, kur ekipi ishte akoma në dushe. Unë shkova në cep të dusheve, kështu që isha në skajin tjetër të dhomës së zhveshjes, askush nuk mund të më shihte. Atje e ndeza cigaren. Dikush më pa, madje nuk ishte vetë shefi, por një bashkëlojtar raportoi te Wegner.

The goalkeeper popped one ciggy into his mouth while wearing a black cap

E pashë atë disa ditë më vonë, teksa më pyeti nëse ishte e vërtetë dhe unë i thashë "po". Ai më gjobiti dhe ky ishte fundi. Trajneri më pas më tha: Shiko, do të qëmdrosh pak jashtë ekipit. Sidoqoftë, nuk kishte ndonjë përplasje të madhe ose konfrontim serioz. Unë kam qenë shumë profesional në lidhje me të”.

Szczesny was caught smoking during his time at Arsenal and duly fined

Szczesny e korigjoi mallkimin e tij në “Euro 2020”, ku e nisi me një autogol historik. Në barazimin 1-1 të Polonisë me Spanjën, të shtunën në mbrëmje, Gerard Moreno gaboi përballë tij nga pika e penalltisë.