Transmetuar më 21-06-2021, 17:10

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1542 testime, 11 të shëruar, 1 rast i ri dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv, 1 qytetar nga Shkodra.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 83 vjeç nga Tepelena.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 107 persona aktivë. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 36 Tiranë 31 Durrës 11 Berat 8 Lezhë 7 Elbasan 6 Dibër 3 Kukës 2 Gjirokastër 1 Korçë 1 Fier 1