Transmetuar më 21-06-2021, 21:32

Ndërron jetë një i ri shqiptar në Itali.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar, 29-vjeçar, ishte në koma që prej 11 qershorit, pasi u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik.

Stiliano Filipi po udhëtonte me motor në Dervio, kur u përplas me një furgon.

Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me helikopter në spitalin e Varese-s.

Mjekët i dhanë pak shpresa dhe fatkeqësisht i riu shqiptar ndërroi jetë sot.