Transmetuar më 21-06-2021, 22:14

Një shqiptar në Itali bëhet problem në një bar.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur të premten në një lokal në Padova, ndërsa shqiptari është identifikuar si Shpëtim Bogdani.

54-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia pasi u kthye në një shqetësim për klientët dhe punonjësit, ku ishte ulur për të konsumuar alkool.

Në efektin e alkoolit, ai filloi të kërcënonte klientët, ndërsa qëlloi me shuplakë edhe baristen, e cila ishte me origjinë kineze.

Po ashtu, shqiptari filloi të thyente gotat dhe të hidhte vazot e luleve në tokë.

Pas këtyre incidenteve, ai tentoi të largohej nga vendngjarja, por u kap në kohë nga karabinierët.