Transmetuar më 22-06-2021, 16:57

Lexoni më poshtë pretendimet e Katerinës

Një çift pushuesish me fëmijë të vogël janë gjendur në një situatë të papëlqyeshme pasi kishin mbaruar disa ditë pushimi në plazhin e Livadhit në Himarë.

Sipas “News 24” çifti kishte prenotuar për tre ditë një hotel në këtë zonë, të premte, të shtunë dhe të diel, por mesa duket janë ndierë të pakënaqur nga kushtet e ofruara dhe kanë dashur të largohet një ditë më parë nga sa kishin prenotuar.

Mësohet se ata kanë kryer pagesën për dy netët e fjetjes, por pronarja e hotelit u ka kërkuar pagesën edhe për ditën e dielë, që e kishin prenotuar por nuk do të qendronin.

Në këtë video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet një grua e cila e ka ndjekur çiftin me makinë deri në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen.

Pronarja e hotelit ka kërkuar ndihmë edhe nga një person tjetër që duket në video teksa tenton të ndalojë makinën të largohet.

Ajo ka pretenduar se çifti i ka shkaktuar dëme në dhomën ku kanë qëndruar dhe ka kërkuar të paguhet.

Në video dëgjohet edhe e qara e vajzës së vogël dhe zëri i gruas që tenton të qetësojë bashkëshortin duke i thënë “të lutëm të lutem se ai është zverdhur i ka ikur gjaku kupton, të lutem”.

Rrëfimi sipas Katerinës

"Zonja rezervoi dhomë për 2 net më 18 dhe 19 qershor. Isha në Athinë. Më telefonon më 17 qershor zonja se e donte dhomën një natë më herët. Çoj pastruesen dhe u dorëzon dhomën. Gjithë kohës kërkonte gjëra.

Të nesërmen në mëngjes pastruesja futet në dhomë dhe i gjen të djegur çarçafët. I thotë zonjës që i ke djegur. Pushuesja i thotë se kjo ishte më e pakta që mund të bënin.

Ata kanë ardhur me tendencë që të bënin keq", tha Katerina, pronare e dhomave që jepte me qira.

Të nesërmen, e shtunë 19 në mëngjes çohen për të ikur rreth orës 09. Ne do ikim i thanë vajzës sime. Zotëria, e ofendoi vajzën time. Këto janë të regjistruara nga kamerat tona dhe policia ka hyrë duke bërë hetime.

Ikën pa paguar asnjë lekë duke qëndruar dy net", tha Katerina në pretendimin e saj.

Në ikje, çifti me fëmijën që lebetitej, bën të iki, por nuk e linte Katerina dhe as punëtori i saj që të iknin.

Mësohet se në përfundim, çifti ka bërë denoncim në policinë e Sarandës.