Transmetuar më 22-06-2021, 20:28

Vrasja e Carolinës në Greqi nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos, tronditi jo pak opinionin në Greqi.

Piloti 32-vjeçar vrau gruan e tij dhe më pas e sajoi ngjarjen si një grabitje.

Babis Anagnostopoulos është lënë sot në burg për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe siç raportojnë mediat në vend, është dërguar, për arsye sigurie, në burgun e grave në Korydallos.

Babis Anagnostopoulos ka kërkuar falje pasi shkatërroi dy familje dhe të ardhmen e vajzës së tij Lidia.

Në të njëjtën kohë, ai kërkoi që të në çështje të përfshihen prova që ai nuk e planifikoi vrasjen e 11 majit në Glyka Nera.

Vrasja që tronditi Greqinë u “zbulua” nga ora inteligjente që kishte në dorën e vetë, viktima 20 vjeçe.

Sipas ekspertit mjeko-ligjor, ora ruan të gjitha parametrat jetësore dhe pas përgjigjes që ka dhënë laboratori, ka rezultuar se nëna e foshnjës 11-muajshe u mbyt në gjumë nga burri i saj.