Transmetuar më 27-06-2021, 22:21

Një grua maqedonase ka vrarë bashkëjetuesin e saj shqiptar në Tetovë të Maqedonisë së Veriut dhe 30 minuta më pas është dorëzuar në polici.

Policia vendase tha se 38 vjeçarja A.S. e ka goditur partnerin e saj shqiptar, A.I., 51 vjeç, me një çekiç duke e lënë të vrarë në vend.

38-vjeçarja e lindur në Prilep tha pas prangosjes se e kishte denoncuar disa herë në polici dhunën nga partneri i saj 51 vjeçar.

Sipas dëshmisë së të dyshuarës, edhe sot pak para se të ndodhte ngjarja fatale, bashkëjetuesi e kishte dhunuar duke i shkaktuar madje plagë në trup partneres së tij maqedonase.

Ishte kjo ngjarje sipas saj që e nxiti të reagojë duke e goditur me çekiç që gjeti në nerv e sipër.