Transmetuar më 29-06-2021, 20:19

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Malin e Zi. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 19:02 të ditës së sotme me magnitudë 4.5 gradë të shkallës Rihter.

Tërmeti ishte me epiqendër në qytetin e Danilovgrad, me një thellësi prej 5 kilometrash.

Nga tërmeti nuk raportohet të ketë dëme materiale dhe as persona të lënduar.

Prej disa ditësh vendi fqinj është goditur nga disa tërmete.