Transmetuar më 02-07-2021, 19:16

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 3 personave ka ndodhur në Greqi.

Dy të rinj dhe një i moshuar kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mësohet se dy të rinj të moshave 20 dhe 16 vjeç, po udhëtonin me motor kur u përplasën me një të moshuar 80-vjeçar.

Sipas mediave greke, përplasja rezultoi fatale për të tre personat.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë./noa.al/