Transmetuar më 05-07-2021, 19:42

Nuk është rastësi. Rudina Hajdari takon Arnold Schwarzenegger, por gjithçka lidhet me axhendën politike të saj.

Në drekën e organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vienë, në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, deputetja Rudina Hajdari ka takuar aktorin e famshëm, Arnold Schwarzenegger.

Deputetja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram dy foto me aktorin ndërsa shkruan se ai “nuk ka nevojë për prezantim.”

Hajdari ka zhvilluar takime edhe me senatorët amerikanë Ben Cardin dhe Senatorin Roger Wicker ku ka diskutuar për luftën kundër korrupsionit.

"Bashkë me Senatorin Ben Cardin dhe Senatorin Roger Wicker diskutuam rreth Ballkanit veçanërisht rreth Kosovës dhe Shqipërisë. Lufta kundër kurropsionit ishte kryefjala e të gjithëvë bisedave si mënyra më e mirë për fuqizuar institucionet dhe qytetarët tanë", shkruan Hajdari.