Transmetuar më 06-07-2021, 20:07

Ndërron jetë para kohe gazetari i njohur në Kosovë, Blerim Zhabari.

Zhabari u kthye vite më parë nga Zvicra për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa bashkë me Gazmend Morinën kishin krijuar portalin veriu.info.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur përmes një postimi bashkëpuntori i tij i ngushtë, Gazmend Morina.

Ai ishte veteranë i UÇK-së dhe gazetar me përvojë 20 vjeçare, ku kishte punuar për disa mediume kosovare.

Postimi i plotë:

“Ma këpute shpirtin vëlla Blerim

Me pikellim te thelle ju njoftoj se sot ka nderruar jete Blerim Zhabari.

Blerim, ishe shoku me besnik, njeri i urte e intelektual i dalluar, veteran qe le Zvicren per t’iu bashkuar ne oret e para UÇK-se, gazetar i shquar e familjar i devotshem.

Nga asgje krijuam se bashku nje medium, te cilen ma besove nga dita e pare dhe kurre nuk me le vetem ne asnje sfide. Ishe vellau im dhe keshilltari im ne cdo moment qe me duhej. Nje liber me shkru per virtytet e tua eshte pak.

Nuk do te te harroj kurre shoku im i jetes! Qofte i perjetshem kujtimi per ty Blerim!”.