Transmetuar më 14-07-2021, 13:27

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të çelë edhe një herë hetimin administrativ për kandidaten për deputete të PS në qarkun e Kukësit, Gerta Duraku.

Kandidatja e dytë në listën e socialistëve për Kukësin akuzohet nga Qëndresa Qytetare se në funksion të fushatës zgjedhore ka përdorur asetet publike.

Akuza erdhi për shkollën e mesme "Shëmri" në Kukës si përdorim në shkelje të nenit 91 të Kodit Zgjedhor.

KAS kështu rrëzoi edhe vendimin e mëparshëm të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve i cili kishte pushuar hetimin dhe rrëzuar pretendimet e Qëndresës Qytetare për realizimin e aktiviteteve të fushatës zgjedhore të kandidates Duraku brenda ambjenteve të shkollës Shëmri në Kukës.