Transmetuar më 16-07-2021, 13:00

Eriselda Sefa është caktuar sot kryetare e Bashkisë së Lushnjes me vendim të Këshillit Bashkiak.

Ajo u votua gjatë një mbledhjeje jashtë radhe për caktimin e kryetarit të ri.

Kjo lëvizje pas  arrestimit të ish-kryetarit Fatos Tushe për korrupsion nga SPAK.

Në "garë" për Bashkinë e Lushnjes ishin dy nënkryetarët Gentian Nushi dhe Eriselda Sefa.

Nushi u tërhoq për shkak se mban njëkohësisht edhe postin e kryetarit të PS për Lushnjen.

Në garë mbeti vetëm Sefa e cila mori okejin e 41 këshilltarëve të bashkisë.