Policia e Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e Partisë Social-Demokrate të Kosovës Dardan Molliqaj, dhe 7 aktivistë të tjerë të kësaj force politike.
Molliqaj është bashkëshorti i Besa Shahinit, e cila ka shërbyer si ministre e Arsimit në qeverinë Rama.
Arrestimet kanë ardhur pas një proteste të zhvilluar para Ministrisë së Drejtësisë ku aktivistë të PSD shkruan me spraj mbi makina fjalën “zhvatës”.
Arrestohet me forcë burri i ish-ministres së PS, pamjet kur policët e shtrijnë mbi asfalt pic.twitter.com/WYTDgf0SSJ
— NOA.al (@noanews) July 16, 2021
Policia, nën urdhërat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton atë. Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kalojë në heshtje dhe nën kërcënimin e dhunshëm e brutal të pushtetit, thuhet në reagimin e PSD.
Kurse shtojnë: "Kërkojmë urgjentisht që aktivistet e aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë".