Transmetuar më 17-07-2021, 22:40

Ish Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ku u zgjodhën përmes votimit strukturat e reja drejtuese si dhe u miratuan disa ndryshime në rregulloret e brendshme të Partisë më të madhe të opozitës.

Sali Berisha u shfaq gjatë gjithë kohës me maskë teksa përshkoi ato pak qindra metra që e ndajnë apartamentin e tij nga godina e Pallatit të Kongreseve.

Edhe kur hyri në mjediset e brendshme të Pallatit të Kongreseve, Berisha nuk e hoqi maskën.

Ai u përball me shumë mbështetës dhe nuk ngurroi të takohet me ta dhe të shtrëngojnë duart, por maskën nuk e hoqi.

Më tej Berisha u fut në sallën e Kuvendit Kombëtar të PD-së, ku e hoqi maskën teksa u përqafuar me Lulzim Bashën kurse më tej vijoi ta mbajë atë.

Berisha njoftoi disa javë më parë se ai ishte infektuar nga koronavirusi dhe e kishte mposhtur me sukses atë..

Megjithatë, për faktin që ka dyshime se kovidi mund të riinfektojë, Berisha po përpiqet të mbrohet duke e mbajtur maskën kudo edhe pse qeveria e ka hequr detyrimin për maskë në mjedise të hapura.

Shikoni fotot që noa.al ju sjell në galeri.