Transmetuar më 18-07-2021, 06:38

Kur Babis Anagnostopulos njoftoi se gruan e tij 20 vjeçare, Caroline Crouch e kishin vrarë disa grabitës në sy të foshnjës, shumëkush u trondit. Vetëm 40 ditë më vonë u mësua se ishte ai që mbyti të shoqen.

Orët e fundit një krim i ngjashëm ka shokuar vendin fqinjë. Ky djalë 30 vjeçar që shihni në foto, ka mbytur të dashurën në Folegandro dhe bëri të dukej si incident.

Garyfallia 26-vjeçare u gjet pasditen e të premtes në Lygaria dhe u mendua se ishte mbytur.

Por tani gjërat janë qartësuar. I riu është gjetur nga policia dhe kur ata u afruan nisi të rezistonte madje kërcënoi se do të vetëvritej. Më pas u prangos.

Ai u gjet në një zonë shkëmbore të ishullit, pranë vendit ku ndodhej makina e tyre. Dukej i hutuar, u hodhi gurë policëve dhe kërcënoi se do të bënte vetëvrasje, por policët arritën t’i afrohen dhe ta çojnë në stacionin policor të ishullit.

Sipas informacioneve, 30-vjeçari ishte në gjendje të keqe, ndërsa shumica e asaj që po thoshte ishte e pakuptueshme. Sidoqoftë, ai pretendoi se po përjetonte një një kohë e keqe për atë që ndodhi.

30 vjeçari ka pranuar se ka mbytur të dashurën. Sipas vlerësimeve të para të policisë, vajza mund të ishte vrarë diku në plazh dhe më pas autori e hodhi atë në det.