Transmetuar më 19-07-2021, 17:48

Shumë njerëz thonë se për një pushim ideal ju duhet të fikni smartphone-t tuaj. Por, ekziston një smartphone, përparësia e të cilit është të sigurojë një përvojë revolucionare të përdoruesit dhe të përshtatet me stilin e jetës tuaj, të cilat janë arsyet pse është shoqëruesi më i mirë në udhëtime dhe gjatë kohës së lirë. Këtu janë arsyet kryesore pse keni nevojë për një smartphone të shkëlqyeshëm për pushime:

Sepse ktheheni në shtëpinë tuaj me fotot dhe videot më të mira

Brenda gjithësecilit prej nesh gjendet pak pasion për fotografinë. Disa njerëz janë më shumë të interesuar dhe disa janë më pak, por të gjithëve na pëlqen të kemi foto dhe video të shkëlqyera nga pushimet. Arsyeja është, sigurisht, për t’i bërë kolegët dhe miqtë xhelozë, por edhe për të pasur një kujtim që do të na kthejë në ditët me diell të verës, gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Videot dhe fotot me cilësi të lartë që ofrojnë një numër opsionesh dhe mundësish të bazuara në inteligjencën artificiale me siguri do të entuziazmojnë fotografin brenda  jush.

Në Samsung Galaxy S21 Ultra 5G, përveç veçorive pro, cilësia ultra është arritur gjithashtu me një kamerë të përparme 40MP dhe një ishull të pasëm kamere me 4 lente që përfshijnë: një kamerë Wide Angle 108 MP, një kamerë Ultra Wide 12 MP dhe dy kamera Telefoto 10MP. Fotografitë dhe videot do të jenë profesionale dhe të mbushura me veprim falë një sensori 108MP pro, të aftë për të kapur foto me ngjyra 64 herë më të pasura dhe një shkallë dinamike të paktën 3 herë më të madhe. 

Një ekran i përpiktë dhe realist do të thotë një përvojë unike e përdoruesit

Ndodh shpesh që ekrani i smartphone-it, për shembull gjatë lëvizjes së shpejtë në rrjetet sociale, bllokokohet apo ngadalësohet. Sigurisht nuk është komode, veçanërisht nëse jeni me pushime dhe dëshironi që gjithçka të ecë normalisht dhe të jeni të relaksuar. Me një ekran Dinamik AMOLED 2X 6.8 inç me cilësi Quad HD+ dhe një shpejtësi rifreskimi të ekranit prej 120 Hz, kjo sigurisht nuk do të ndodhë. Lodhja e syve gjithashtu duhet reduktuar ndërsa pushoni trupin dhe mendjen. Përdorimi i smartphone-t, pa shkaktuar lodhje të syve, sigurohet nga tipari Eye Comfort Shield që rregullon automatikisht efektin e dritës blu në ekran.

Sepse pa një bateri të mirë asgjë tjetër nuk ka vlerë

Të gjithëve na ka ndodhur të mbetemi me 1% bateri ose të na fiket smartphone-i kur kemi më shumë nevojë për të. Bateria duhet të jetë një gur themeli që do të përballojë përdorimin e përditshëm gjatë gjithë ditës pa humbur performancën e saj. Samsung Galaxy S21 Ultra 5G ka një bateri të madhe 5000 mAh e cila ka për detyrë të tejkalojë dhe të zgjasë më shumë se një ditë. Gjithashtu, përdorimi i një karikuesi 25 vat bën që në vetëm 30 minuta bateria juaj  të arrijë në karikimin 50% përmes opsionit të karikimit jashtëzakonisht të shpejtë.

Sepse një smartphone rezistent ndaj ujit e bën verën më të bukur

Ditët e pushimeve të verës shpeshherë shoqërohen me dëmtime të ekranit dhe incidente ku smartphone bie në pishinë ose det. Galaxy S21 Ultra 5G kujdeset për ju, sepse vlerësohet me një rezistencë ndaj ujit në nivelin IP68. Kundër rrëzimeve dhe çarjeve mbron Corning Gorilla Glass VICTUS™, xhami më i fortë Gorilla Glass deri më tani, i cili zvogëlon mundësinë e gërvishtjeve dhe siguron mbrojtje në pjesën e përparme dhe të pasme të smartphone-it.

Sepse ju duhet të ruani të gjitha kujtimet tuaja

Vera është e mbushur me kujtime të bukura. Galaxy S21 Ulta ka një memorie të integruar deri në 512GB. Ju mund të ruani mijëra e mijëra fotografi dhe video me rezolucion të lartë. Gjithashtu, OneDrive ju lejon të sinkronizoni automatikisht skedarët tuaj në renë kompjuterike, në mënyrë që ata të jenë të mbrojtur dhe të lehtë për t’u përdorur nga të gjitha pajisjet tuaja.