Transmetuar më 19-07-2021, 21:45

Një ditë pas përplasjeve mes pronarëve të lokalëve dhe policisë në zonën e Lungomares në Vlorë, zëvendëskryeministri Erion Braçe thotë se nuk e kupton argëtimin e të qëndruarit me orë të tëra në bar-e.

Reagimi i tij ka ardhur në rrjetet sociale.

Përmes postimit në “Twitter” Braçe shton se këtë gjë mund ta dinë vetëm ata që arkëtojnë paratë.

“Se çfarë argetimi eshte te rrish 3, 3 ore e gjysem, 4, ne nje karrige ne nje vend qe quhet bar, vetem ata qe arketojne parate e dine”, shkruan Braçe.