Transmetuar më 20-07-2021, 07:59

Një 13-vjeçar nga shteti Utah në SHBA ka vdekur nga plagët me armë zjarri nga shoku i tij 15-vjeçar, njoftoi policia.

Adoleshentët u fshehën nga shtëpitë e tyre dhe u takuan në një parkim të një kishe në periferi të Salt Lake City në West Jordan, tha togeri i policisë Richard Bell.

Njëri prej djemve solli një armë dhe hapi zjarr aksidentalisht, duke vrarë adoleshentin më të ri. Adoleshenti nuk e dinte që arma ishte e mbushur.

“Ne nuk besojmë se ai kishte për qëllim të vriste shokun e tij. Djaloshi 15-vjeçar telefonoi 911 pas të shtënave, i tmerruar dhe duke dashur të ndihmonte shokun e tij”, tha Bell.

15-vjeçari u ndalua në qendrën e paraburgimit për të mitur nën dyshimin e vrasjes, por hetimi i deritanishëm ka treguar se të shtënat ishin një “aksident tragjik”. Emrat e adoleshentëve nuk janë bërë të ditur.

Policia nuk zbuloi se nga e morën adoleshentët armën, por paralajmëroi pronarët e armëve t’i mbyllin në shtëpitë e tyre dhe të flasin me fëmijët për përdorimin e tyre të sigurt.