Transmetuar më 20-07-2021, 12:04

Disa raketa në orët e para të mëngjesit të së martës kanë rënë afër pallatit presidencial në Kabul në kohën e faljes së namazit të Kurban Bajramit.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i këtij shteti, Ashraf Ghani.

Pavarësisht shpërthimeve afër vendit ku po mbahej ceremonia, pjesëmarrësit nuk e ndërprenë namazin.

Kujtojmë se pasiguria është shtuar javët e fundit në Afganistan, pas tërheqjes së trupave të amerikane dhe aleatëve.