Transmetuar më 21-07-2021, 00:24

Kriptovaluta është një temat më të nxehta të ekonomisë botërore për shkak të mundësisë dhe rrezikut që ofron. Po sa e rrezikuar është Shqipëria nga përdorimi i monedhave virtuale?

Ministrja e Financave Anila Denaj, duke folur sonte në rtsh tha se kriptovaluta është një investim me rrezik të lartë humbjeje për shkak se futet në investimet ku pretendohet të ketë kthim të lartë parash.

"Çdo investim që ka një return të lartë ka një rrezik por duhet të shoqërohet me aktet juridike dhe nënligjore të duhura sikurse dhe me veprimtarinë e rregullatorit.

Nuk ka transaksione të cilat janë dhe duhet të jenë në vëmendje të rregullatorit. Roli i qeverisë shqiptare dhe instutucioneve të saj është të monitorojnë ato që janë sot tendenca të kohës.

Nëse ke shtet që forcon aktet juridike dhe ke institucione rregullatore që mbikqyrin këto operacione nuk ka rrezik. Pra rëndësi ka a kemi ligjet e duhura, a kemi institucionet e duhura dhe a kemi rregullatorët e duhur."