Transmetuar më 21-07-2021, 08:40

Një djalë i ri është plagosur rëndë pasi u qëllua me thikë nga një burrë të cilin policia e Elbasanit thotë se arriti ta vërë në pranga.

Ngjarja ka ndodhur sot që pa gdhirë, rreth orës 03:05, në fshatin Shalës, Cërrik, raporton noa.al.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Blerim Shyti 31 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç.

I plagosuri u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Elbasanit tha se bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.