Transmetuar më 21-07-2021, 14:54

Dikur ishin shokë partie por edhe ne poste drejtuese te larta qeveritare e administrative.

Namik Dokle ka qene nje nga socialistet me elokuentë. Ai eshte i njohur per pendën e hollë. Por duket se këto ditë është bërë pak nostalgjik. Ai  është kthyer pas në kohë në vitin 1997. Ai ka ndarë disa vargje të shkruara në parlament, për të cilat thotë se hera herës shkruante ndonjë vjershë në vend të fjalimeve. Dokle shprehet se pasi ia dha Fatos Nanos vjershën, ai e futi në dosjen e raportit që sapo kishte lexuar para deputetëve.

E shkruar në parlament:

( Disa nga ish-kolegët parlamentarë e dinë se hera-herës shkruaja ndonjë vjershë në vend të fjalimeve. Po kujtoj nje prej tyre, shkruar në korrik 1997, kur u miratua qeveria Nano)

Tepelena gur i thatë

Dy ministra nga nje fshat,

Kalo Vjosën, dil në Vlorë,

Pesë ministra me kemborë.

Myzeqe edhe Devoll,

Nje ministër e kanë boll,

Nje minister ka dhe Korça,

Barabar dhe Shkodër locja.

Elbasani ka një Cekë

Dhe Mirdita ka një Ndrekë,

Vetëm Lushin gjith’ Veriu

Kujt t’ia ndreq më parë i ziu…

Ia dhashë Fatosit dhe ai e lexoi me buzëqeshjen tipike, aspak inatçore, dhe e futi në dosjen e raportit që sapo kishte lexuar para deputetëve.