Transmetuar më 21-07-2021, 15:37

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë live për News24 nuk e mohon që në shtator do të ketë një qeveri ndryshe të PS për mandatin e tretë.

Veliaj thotë se në fokus të PS dhe Ramës është ripërtëritja e partisë dhe administratës prandaj do të ketë fytyra të reja edhe në nivel drejtues.

Ai ka kujtuar veten e tij kur u bë ministër në një moshë shumë të re dhe nuk habitet nëse djem e vajza që vetë kryeministri po mundohet ti zbulojë e rekrutojë të marrin përgjegjësi edhe në poste shumë të larta.

VELIAJ: Tashmë gjithçka do të jetë ndryshe, nga komunikimi me opozitën, do të jetë qeveria ndryshe?

Ajo që di dhe shoh, kryeministri ka filluar një diskutim, ftesë,d ialog të jashtëzakonshëm me të rinjtë. Një aprti që nuk hapet ndaj të rinjve është e destinuar të ketë fatin e PD dhe LSI. I njëjti kryetar, kunat, qepen dhe ja ku janë. Suksesi i PS ka qenë hapja.

Me sa mbaj mend, kanë qenë 15 seanca diskutimi me platformën ‘’Gati për Shqipërinë’’ për të ftuar dhe talente nga jashtë. Ka një qasje tjetër, thonë që përvesh mëngët që të vij dhe unë. Nuk bëjnë qaramanin, por japin një dorë. Fakti që kryeministri ka kaluar 15 seanca është fokusi tek ripërtëritja e partisë dhe administratës. Do të shihni shumë të reja, edhe në nivel drejtues dhe teknik.

Do të ketë me avancimin në BE, do të na duhen qindra kapacitete teknike vetëm për të negociuar çdo kapitull. 800 vetëm përkthyer. Dhjetëra delegacione do të vijnë në Tiranë. Do të jetë gjueti talentesh për qeverinë dhe projekte speciale.

PYETJA: Talentet e reja dhe në qeveri?

VELIAJ: Nuk do të habitesha fare. Unë isha një prej tyre që mu dha mundësia të shërbej në ministry. Thanë në fillim për reformën e pensioneve, dosjet. Ja ku janë. Po kuptojmë çfarë ka ndodhur, kush po spiunonte kë. U hapën dosjet. Nuk denim çndodhte me ndihmë ekonomike, i merrnin ata me 2-3 makina.

Mu dha mundësia diku ku nuk pritej. Do të ishte e pandershme të mos besoja tek historia ime. Do të ketë djem e vajza që do të marrin përgjegjësi. Nuk ke si provon ndryshimin. Më ka pëlqyer që në fillim tek PS, nuk thotë rinia është e ardhmja. Ne themi rinia është e tashmja.