Transmetuar më 21-07-2021, 17:06

Këtë të martë, Jeff Bezos ka mbyllur me sukses aventurën e tij të parë hapësinore brenda “Blue Origin”. Dhe pas këtij udhëtimi jashtëtokësor, manjati ka bërë një njoftim krejtësisht të papritur: krijimin e çmimit “Guxim dhe Qytetari”, i krijuar “për të shpërblyer njerëzit që bashkohen dhe ua kushtojnë jetën të tjerëve".

Me vlerë 100 milionë dollarë (gati 85 milionë euro), ky çmim iu është dhënë dy personaliteteve si fillim, që sipas Bezos "kanë frymëzuar botën me veprimet e tyre”. Njëri nga përfituesit ka qenë shefi i kuzhinës spanjolle, José Andrés, i famshëm për fushatat e tij të solidaritetit për të ushqyer të prekurit nga katastrofat natyrore. Fituesi tjetër ishte Van Jones, një aktivist për të drejtat civile.

Menjëherë pasi mbaroi konferenca për shtyp mbi fluturimin hapësinor, Bezos e njoftoi atë publikisht: "Unë nuk e di se si do t’i investojnë këto para, por jam i sigurt se do të bëjnë shumë gjëra të mira me to".

La persona que pagó 23,7M€ por ir al espacio con Jeff Bezos se queda en tierra

Sipas miliarderit, fituesit do të jenë në gjendje të zgjedhin nëse do t’i kanalizojnë paratë përmes OJQ-ve të tyre ose, përkundrazi, preferojnë t’i dhurojnë ato për bamirësi të tjera. Sapo u njoh me lajmin, José Andrés tregoi kënaqësinë e tij: "Unë jam shumë mirënjohës për këtë çmim. Ky çmim nuk mund ta ushqejë botën, por është fillimi i një kapitulli të ri për ne. Na lejon të mendojmë përtej katastrofës tjetër natyrore. OJQ-ja ime u rrit nga një ide shumë e thjeshtë, por shumë e fuqishme. Ushqimi mund të ndryshojë botën. Një pjatë me ushqim është një pjatë shprese”.

Nuk është hera e parë që Bezos dhuron para për kauza bamirësie. Për shembull, një vit më parë ai ndau 100 milionë dollarë për bankat e ushqimit në SHBA për të ndihmuar qytetarët më të prekur nga pandemia e koronavirusit.