Transmetuar më 21-07-2021, 21:48

Kina avancon edhe më tej në teknologjinë e trenave, ku së fundmi ka krijuar "përbindëshin" më të shpejtë në botë.

Me 600 km/h, një shpejtësi marramendëse, treni i ri që sapo debutoi në Kinë nuk duket sikur ecën, por sikur pluskon në ajër falë një fushe elektromagnetike që e bën praktikisht të rrëshqasë mbi shina.

I prodhuar nga kompania shtetërore, China Railway Rolling Stock Corporation, ai thuajse nuk dëgjohet kur kalon.

Gjithashtu mësohet se ky tren kërkon më pak mirëmbajtje sesa trenat e tjerë të shpejtësisë së lartë.

Një prototip i këtij treni i ishte paraqitur medias në 2019-n.

Për më shumë kurejshtje, shihni videon më poshtë: