Transmetuar më 22-07-2021, 11:26

Trupi i pajetë i një fëmije u gjet sot nga ekipet e shpëtimit dhe policia në Berat.

Vogëlushi N.P., 7 vjeç, është gjetur i vdekur disa orë pasi familja e tij po e kërkonte.

I ndjeri kishte shkuar në lumin Osum pranë fshatit Morava, për t’u larë në lumë. Në një moment lumi është kthyer në fatalitet për të sepse është mbytur dhe e ka marrë rrjedha dule bërë që të vihen në kërkim të trupit të tij.

Ngjarja mësohet të ketë nisur dje pasdite vonë, kur i mituri kishte shkuar me babanë e tij për të kullotur bagëtitë buzë lumit Osum.

Në një moment 7-vjeçari ka ikur nga vëzhgimi i të atit për t’u larë në lumë.

Babai e ka kërkuar për orë të tëra dhe bashkë me punonjësit e Policisë dhe banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor tha se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al