Transmetuar më 22-07-2021, 11:42

Një person në kërkim për kanosje gjyqtari është pikasur sot se jetonte tek zona e Komunës së Parisit në Tiranë. Policia ka shkuar ta kapë dhe ti vërë prangat por ajo që ndodhi ishte befasuese për ta.

Andri Leka, kur ka parë forcat e Policisë ti sulen për ta kapur, duket se ka pësuar gjendje shoku dhe është tronditur. Ai është rrëzuar përtokë në mes të rrugës, pranë qendrës tregtare Kristal.

Në ato momente, ai nuk është ndjerë mirë dhe ka kërkuar ndihmë. Policia edhe pse besonte se ky ishte një stimulim për ti shpëtuar arrestimit, kërkoi dhe solli shpejt në vendngjarje një autoambulancë.

Një ekip i ndihmës së shpejtë u afrua tek 39 vjeçari për t’u kujdesur për të. Në video dhe galerinë e fotove, noa.al ju sjell pamjet nga vendngjarja ku duket se si 39 vjeçari qëndron i shtrirë në tokë.

Drejtoria e Policisë e cilësoi të suksesshëm aksionin e saj në Komunën e Parisit. Ajo tha se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, si rezultat e një pune të mirëorganizuar, tek “Komuna e Parisit” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit e shtetasit Andri Leka, 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, për veprime të metejshme hetimore. /noa.al