Transmetuar më 22-07-2021, 13:04

Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave SHÇBA në Tiranë, ka arrestuar sot në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor R.M., 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç.

Arrestimet u kryen pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.

Ngjarja ndodhi sot në bulevardin “Blu” kur mjeti me drejtues shtetasin R. M., 20 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., 26 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H. /noa.al