Transmetuar më 22-07-2021, 15:45

Një burrë në moshë ende të re i dha fund jetës tragjikisht pak minuta më parë duke u vetëvrarë me një armë zjarri në dyqanin e tij të shitjes së suvenireve.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:10, në lagjen "Kongresi i Përmetit", Fier në rrugën e dyqaneve duke shokuar shumë njerëz që dëgjuan krismën.

Noa.al mëson se Arian Asllani, 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Në foto dhe video që ju sjell noa.al shihni pamjet menjëherë pas ngjarjes.