Transmetuar më 22-07-2021, 16:10

Personi që shihni në foto është Arian Asllani 47-vjeç i cili dyshohet se është vetëvrarë në dyqanin e tij të suvenireve në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 të pasdites së sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Mbeten mister shkaqet e kësaj ngjarje. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Fier

Sot rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.