Transmetuar më 22-07-2021, 18:43

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Parlamentin e Spanjës. Në kohën kur po zhvillohej seanca e radhës plenare, një “mik” i paftuar i ka vizituar dhe i ka bërë të ngrihen të gjithë deputetet në këmbë.

Në rrjetet sociale po bën xhiron e rrjetit një video ku shihet sesi miu ka hyrë në parlamentin spanjoll dhe ka frikësuar të gjithë deputetët.

Në momentin kur merret vesh se në sallë po lëviz një mi, udhëheqësja e seancës në mënyrë instinktive e mbyll gojën me dorë, ndonëse kishte maskë në fytyrë.

Pak çaste më pas, një deputete shihet duke ikur me vrap, ndërsa një deputet hipën mbi karrige për të mos prekur në dysheme nga frika.