Transmetuar më 22-07-2021, 21:58

Personi që shikoni në foto është pronar i një SPA-je të njohur dhe qendër masazhesh në qendër të Athinës. Ai quhet Vangjel Gjeorgjiu, është 47 vjeç dhe akuzohet se ka abuzuar sek sualisht me të paktën dy vajza, njëra prej të cilave e mitur.

Policia greke ka publikuar fotot e të dyshuarit, që noa.al jua sjell në galeri, për të ndihmuar vajza e gra të tjera që mund të jenë abuzuar nga burri helen.

Vangjeli akuzohet për kryerjen e veprave penale, brenda një qendre relaksi (spa-masazh) në Athinë, me fokus dy vajza, njëra prej të cilave e mitur, të cilat ai i kishte marrë për intervista pune në këtë qendër.

Dy vajzat, të moshës 17 dhe 18 vjeç, të cilat raportuan 47-vjeçarin për përdhunim, kishin shkuar në këtë SPA pas një njoftimi për punë që ai kishte publikuar.

Por karremi ishte poshtërues. Në njoftim, Vangjeli shkruante se po kërkonte vajza për një institut mode, për të bërë modelin. Disa rendën të shkojnë në adresën e dhënë.

Në rastin konkret të dy vajzave që bënë denoncim njëra pas tjetrës, 47-vjeçari u tha atyre se proporcionet e trupit nuk ishin ato që duhet të kenë vajzat për një karrierë në fushën e modës. Kështu që ai u sugjeroi që t’i punësonte në qendrën e spa që kishte në pronësi.

Vajzat kanë shkuar secila në ditë të ndryshme për intervistë pune, por denoncimet e tyre në polici kishin hollësi gati identike.

47-vjeçari u premtoi dy vajzave që takoi se do t’i punësonte në zonën e pritjes së klientëve. Në fakt, ai i drejtoi ato në ambientet e brendshme të qendrës.

Kur arritën në njërën nga dhomat, të cilat siç duket përdoreshin për qëllime të tjera përveç masazhit, ai mbylli derën dhe abuzoi sek sualisht me dy vajzat.

Secila prej tyre kur ka dalë nga kjo spa, ka shkuar në polici të raportojë çfarë u kishte ndodhur.

Ekipi hetimor shkoi në këtë spa dhe vuri në pranga pronarin 47-vjeçar. Ai tani përballet me akuzat për heqje të paligjshme të lirisë dhe abuzimit sek.sual në mënyrë të përsëritur. Sipas vendimit të gjykatës greke këto foto duhet të jenë të publikuara deri më 21 janar 2022. /noa.al