Transmetuar më 23-07-2021, 12:06

Meghan Markle dhe princi Harry kanë qenë në epiqendër të vëmendjes së medias britanike dhe asaj botërore për shkak të konflikteve me familjen mbretërore.

Së fundimi kundër tyre ka dalë edhe babai i Meghan, Thomas Markle i cili është zotuar se do të hedhë në gjyq vajzën e tij dhe Princin Harry, në mënyrë që të takojë nipin dhe mbesën.

Të enjten, babai i Dukeshës së Sussex ka dhënë një intervistë shpërthyese, ku i ka kujtuar ata prindër të “këqij”.

Thomas pretendon se ata kanë bërë “gabime” në rritjen e djalit të tyre 2-vjeçar, Archie dhe vajzës së porsalindur, Lilibet.

“Unë shpresoj që Mbretëresha dhe njerëzit në Angli të ndalen dhe të mendojnë për gabimet dhe sjelljen e keqe të tyre”, tha Markle për “Fox News” nga shtëpia e tij në Rosarito, Meksikë.

Thomas shtoi më pas se do të bëjë kërkesë në gjykatat e Kalifornisë, për të drejtën për të parë nipin dhe mbesën e tij në të ardhmen shumë të afërt.

Ai ende nuk ka takuar dy fëmijët e Meghan për shkak të marrëdhënies së tensionuar me të bijën, të cilën nuk e ka takuar që nga martesa e saj në vitin 2018 me Dukën e Sussex.

Por mesa duket kërkesat e tij nuk ndalen këtu, pasi Thomas ka shtuar se dëshiron që mbesa e tij Lilibet të pagëzohet.

“Unë do të doja të përfitoja nga ky rast për të kërkuar nga Mbretëresha, familja britanike, familja mbretërore, që të lejojnë Lily që të marrë pagëzimin e saj të parë në kishën e Mbretëreshës.

Ne nuk duhet ta ndëshkojmë atë për sjelljen e keqe të Meghan dhe Harry-t”, shpërtheu Thoms ndaj vajzës dhe dhëndrit të tij.

Ai ka shtuar se Archie dhe Lily janë fëmijë të vegjël, nuk janë peng dhe nuk janë pjesë e lojës”.