Transmetuar më 23-07-2021, 12:20

Më në fund edhe mes Shqipërisë dhe Bullgarisë ka linjë direkte fluturimi mes dy kryeqyteteve, por ajo duket të jetë e përkohshme.

Noa.al njofton se duke nisur nga data 1 gusht nisin fluturimet Sofie-Tiranë dhe Tiranë-Sofie.

Udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje janë planifikuar për periudhën 6 gusht – 28 shtator 2021.

Duke cituar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, noa.al njofton se më 1 gusht mjë kompania bullgare kryen fluturimin e parë inagurues Bullgari – Tiranë.

Fluturimi i parë me pagesë për qytetarët do të jetë më 6 gusht, ndërsa javën e ardhshme pritet të lançohet sistemi për rezervimin dhe blerjen e biletave, i cili aktualisht është në testim.

Në periudhën 6 gusht – 15 shtator, kompania do të operojë 1 herë në javë, ditën e premte, ndërsa në periudhën 15-28 shtator do të operojë 2 herë në javë, të premten dhe të dielën.

Detaje të mëtejshme lidhur me fluturimet, oraret dhe datat do të publikohen në faqen zyrtare të aeroportit të Sofjes.

Planet janë që të nisin fluturime drejt destinacioneve të tjera për shtetasit shqiptarë, fillimisht drejt Burgasit, Bullgari, zonë e njohur plazhi.