Transmetuar më 23-07-2021, 14:44

Arriti të hipë mbi çati dhe u hodh prej andej për ti shpëtuar arrestimit. Por gati sa nuk i bie mbi kokë policit që e ruante nga pas banesës.

I kërkuari hipi në tarracë kur policia rrethoi shtëpinë e tij në Walsall, pranë Birminghamit në Angli. Më pas duke ecur ai rrëshqiti dhe u detyrua të hidhej prej aty.

I dyshuari ra në trotuar dhe nuk pësoi lëndime të mëdha. Ai u përpoq të largohej, por paralajmërimi i efektivit të policisë e detyroi që të ndalonte.

Videoja u filmua nga një fqinj, i cili ndoqi të gjithë operacionin e policisë britanike.