Transmetuar më 23-07-2021, 14:55

Dua Lipa ndodhet në Tiranë. E shoqëruar nga i dashuri i saj, ajo është pritur nga kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe Kryeministri Edi Rama.

Rama nuk i ka fshehur konsideratat dhe emocionet për këngëtaren me famë botërore.

“Dua Lipa, që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.

Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi.

E cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, shkruan Rama.