Transmetuar më 23-07-2021, 18:01

Kapet shqiptari me 2 milion euro kokainë në Itali. Brenda automjetit ishte edhe një shtetase rumune.

Sipas të dhënave, policia italiane gjeti pas kontrollit një sasi prej 17 kilogramë kokainë të pastër për një vlerë prej 2 milionë euro.

Në pranga ka rënë një 44-vjeçar shqiptar dhe një 34 vjeçare rumune që po udhëtonin me një makinë me një targë gjermane.

Mediat italiane shkruajnë se arrestimet u zhvilluan në mbrëmjen e së martës gjatë një kontrolli të territorit në vendet me fluksin më të madh turistik.

Makina, një Volvo, në fakt u ndalua në daljen e autostradës Senigallia duke ndjekur shpejtësinë e lartë me të cilën po ecte.

Qeni i antidrogës identifikoi vendin e fshehjes së kokainës në fundin e bagazhit, i pajisur me një sistem të sofistikuar elektronik.