Transmetuar më 23-07-2021, 18:59

Një burrë në moshë të thyer ka humbur jetën pak minuta më parë në afërsi të Divjakës, raporton noa.al.

Viktima është Pal Rrushi, 85 vjeç, banor në Divjakë. Autor i dyshuar i aksidentit është 50 vjeçati Kujtim Kombishti.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur "Kthesa e Gungasit".

Shtetasi Kujtim Kombishti, duke drejtuar motomjetin tip "Trinity" është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga 85 vjeçari Pal Rrushi.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi Pal Rrushi.

Policia tha se është shoqëruar në Komisariat shtetasi Kujtim Kombishti dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.