Transmetuar më 23-07-2021, 20:38

Policia e Elbasanit  ka shoqëruar për në ambientet e saj djalin e vogël të Azem Hajdarit.

Ai mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë.

Azem Hajdari (junior), është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël droge e llojit hashash.Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij.

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll.