Transmetuar më 23-07-2021, 21:44

Policia e Elbasanit ka shoqëruar 3 të rinj pasditen e së premtes në aksin e Metalurgjikut, mes të cilëve dhe djalin e Azem Hajdarit, Azem Hajdari.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin ku udhëtonin tre të rinjtë u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa.

Për këtë arsye u shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme 23 vjeçari Azem Hajdari, që mban emrin e të atit të ndjerë, si dhe H.Gj 23 vjeç dhe shtetasja M., 19 vjeçe.

Policia në Elbasan tha zyrtarisht se shërbimet e saj, në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip "Audi", që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

Më herët më 2018, dy vëllezërit ishin ndaluar nga policia nën akuzën se kishin rrahur një person.

Kiri dhe Azem Hajdari