Transmetuar më 23-07-2021, 21:56
Një gazetare e televizionit gjerman RTL u pushua nga puna, pasi u kap duke lyer veten me baltë para se të filmonte një reportazh në një nga zonat e shkatërruara nga përmbytjet në vend.
Susanna Ohlen, 39 vjeç, u lye me baltë për të dramatizuar situatën dhe për të treguar se kishte ndihmuar në pastrimin e rrugëve nga balta e përmbytjeve, që i morën jetën së paku 128 personave në Gjermani.
Momentin kur reporterja po vendoste baltë në fytyrë e kishte filmuar një kalimtar , i cili publikoi videon në rrjete sociale të enjten.
Pas publikimit të videos televizioni gjerman ku gazetarja punonte tha:
“Qasja e reporteres tonë kundërshton qartë parimet gazetarseske dhe standardet tona. Prandaj ne e pushuam nga puna”.
Më poshtë pmjet: