Transmetuar më 23-07-2021, 23:13

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fushë Krujë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në Tapizë.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet Q. Sh., rreth 60 vjeç.

Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër P. K., 29 vjeç dhe Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./noa.al/