Transmetuar më 24-07-2021, 08:09

Numri i personave që humbën jetën në përmbytjet që ndodhën javën e kaluar në Belgjikë është rritur në 37.

Qendra Kombëtare e Krizave njoftoi se bilanci i viktimave u rrit pasi pesë persona të tjerë fati i të cilëve nuk dihej më parë u zbulua të kenë vdekur. Aktualisht, vetëm gjashtë persona rezultojnë të zhdukur, për të cilët ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar intensivisht aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit.

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në Belgjikë javën e kaluar goditën qytetet si Liege, Vervier, Spa, Namur si dhe qytetet përreth.

Mijëra ndërtesa dhe ura në rajon u shkatërruan ose u bënë të papërdorshme. Puna e heqjes së mbeturinave po vazhdon në zonë. Policia njoftoi se numri i ekipeve në rajon është rritur kundër plaçkitjes dhe vjedhjes.